Ilustrim - Ndotja e ajrit në Prishtinë. Foto: Urim Krasniqi

Cilësia e ajrit në Prishtinë, e pranueshme

Cilësia e ajrit sonte në Prishtinë është e nivelit mesatar.

Kështu tregojnë të dhënat e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë për matjen e ndotjes së ajrit.

Sipas matësve, indeksi i ndotjes sonte në orën 20:00 ka qenë 65 AQI apo cilësia e ajrit është e pranueshme.

AQI  “mesatare” është prej 51 deri 100. Në këtë rast, cilësia e ajrit konsiderohet e pranueshme. Sidoqoftë, disa ndotës mund të shkaktojnë shqetësime mesatare shëndetësore për një numër shumë të vogël njerëzish.

Për shembull, njerëzit që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ozonit mund të përjetojnë vështirësi (simptome) të kanaleve të frymëmarrjes.

Monitoruesi i cilësisë së ajrit që ndodhet në Ambasadë mat grimcat në ajër në Prishtinë çdo orë, duke përfshirë pluhurin, baltën, blozën, tymin dhe pikat e lëngshme.

Grimca të tilla mund të jetë rezultat i lëshimit të gazrave nga automjetet dhe termocentralet, nga djegia e qymyrit apo e drurit, apo ndodhi të drejtpërdrejta si zjarret në maje dhe mund të mbetet pezull në ajër për periudha të gjata kohore.

 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.