Arkiv

Cilësia e ajrit në Prishtinë e pashëndetshme

Sipas të dhënave të Ambasadës Amerikane në Kosovë, niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë është 195 AQI të PM 2.5.

Këta parametra tregojnë se ajri është i pa shëndetshëm dhe se të gjithë mund të fillojnë të përjetojnë efekte shëndetësore nga këto vlera.

Ndërsa,  anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të përjetojnë efekte më serioze shëndetësore.

Ambasada Amerikane ka vendosur katër stacione për matjen e ndotjes së ajrit në Prishtinë.

 

 

 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.