Prishtina

Cilësia e ajrit në Prishtinë, e mirë

Cilësia e ajrit në Prishtinë del të jetë e mirë.

Kështu tregojnë të dhënat e monitorimit të cilësisë së ajrit nga Ambasada amerikane.

Indeksi i cilësisë së ajrit është 39 AQI, bazuar në matjen e fundit në orën 13:00.

Indeksi i cilësisë së ajrit (AQI), i kthen të dhënat e cilësisë së ajrit në numra dhe ngjyra për t’ju ndihmuar njerëzve të kuptojnë se kur duhet marrë masa për ta mbrojtur shëndetin e tyre.

Monitoruesi i cilësisë së ajrit që ndodhet në Ambasadë mat grimcat në ajër në Prishtinë çdo orë, duke përfshirë pluhurin, baltën, blozën, tymin dhe pikat e lëngshme.

Grimca të tilla mund të jetë rezultat i lëshimit të gazrave nga automjetet dhe termocentralet, nga djegia e qymyrit apo e drurit, apo ndodhi të drejtpërdrejta si zjarret në maje dhe mund të mbetet pezull në ajër për periudha të gjata kohore.

AQI “e mirë” është prej 0 deri 50. Cilësia e ajrit konsiderohet si e kënaqshme dhe ndotja e ajrit në këtë nivel paraqet rrezik të vogël apo nuk paraqet fare rrezik.