Grafikë. cilësia e ajrit në Gjakovë - Pejë - Prishtinë - 09.02.2019 - KALLXO

Cilësia e ajrit në muajin korrik 2020, kishte tejkalime më shumë në parametrin e Ozonit për m3

Instituti Hidrometeorologjikl i Kosovës bën matjen e cilësisë së ajrit në gjithë territorin e Kosovës, përmes rrjetit nacional për monitorim të cilësisë së ajrit i cili është i përbërë nga 12 stacione automatike dhe një stacion automatik mobil.

Këto 12 Stacione janë të shpërndara në 9 komuna: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë , Prizren, Shtërpcë, Han i Elezit dhe Gjilan.

Instituti për çdo muaj bën matjen e parametrave të sasisë së Dioksidit të Sulfurit, Monoksidit të Karbonit, Dioksidit të Azotit, Ozonit, dhe Grimcave të suspenduara 10 PM dhe 2.5 PM.

Sa i përket sasisë së Dioksidit të Sulfurit për m3 ne muajin korrik, vlera e tij maksimale për një orë në bazë të matjes së parametrave ka arritur në Dardhishtë me 296.7 më datë 3 korrik pasuar nga fshati Palaj me vlerë 262.7 më datë 1 korrik.

Tejkalime ditore në bazë të matjes ka pasur në Obiliq për dy ditë gjatë muajit që lam pas.

Sa i përket vlerës së Monoksidit të Karbonit CO mg/m3 nuk ka pasur tejkalime ditore në asnjë prej komunave, kurse vlera maksimmale për një orë ka arritur në Obiliq me 2.6 më 20 korrik.

Tejkalime në vlera nuk ka pasur as në parametrin e Dioksidit të Azotit NO2/m3, kurse vlera maksimale për një ore ka arritur në Gjilan me 103 m3 më 21 korrik.

Tejkalime ditore të mëdha ka pasur në parametrin e Ozonit 03/m3. Në Prizren këto vlera kanë tejkaluar për 12 ditë, në Drenas për 8 ditë, Brezovicë 6 ditë, Han i Elezit 2 ditë dhe Pejë një ditë.

Vlera maksimale për një orë arriti në Drenas me 151.1 m3.
Niveli i grimcave PM10 për m3 nuk ka pasur tejkalime ditore në këtë muaj.

Gjtihashtu niveli i grimcave të suspenduara PM 2.5 për m3 nuk pastën tejkalime ditore në asnjë qytet.
Vlera maksimale për një orë e këtyre grimcave arriti në arriti në Pejë me 40.7 m3 në qyte më datë 17 korrik.

Grafikun e plotë të matjeve nga Agjensioni për mbrojtjen e mjedisit e gjeni këtu