Prishtina, cilësia e ajrit

Cilësia e ajrit në kryeqytet

Në mëngjesin e sotëm cilësia e ajrit në Prishtinë ka qenë mesatare.

Sipas të dhënave të matësit të Ambasadës së SHBA-së, në ora 07:00, indeksi i kualitetit të ajrit është 61 AQI.

Monitori për matjen e cilësisë së ajrit në ambasadë mat grimcat në ajër brenda çdo ore, përfshirë pluhurin, tymin dhe pikat e lëngshme.

AQI “mesatare” është prej 51 deri 100. Cilësia e ajrit është e pranueshme; sidoqoftë, për disa ndotës mund të ketë brenga mesatare shëndetësore për një numër shumë të vogël njerëzish. Për shembull, njerëzit që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ozonit mund të përjetojnë vështirësi (simptome) të kanaleve të frymëmarrjes.

Për të dhëna të detajuara dhe monitorimin dhe parashikimin e cilësisë e ajrit mund të informoheni duke klikuar në portalin e IHMK-së: airqualitykosova.rks-gov.net

Po ashtu për informata rreth ndikimit të ajrit në shëndetin tuaj mund të klikoni në portalin e IKShPK-së: ajri.niph-rks.org/sq/airquality-sq

Ju mund ta shkarkoni në pajisjen tuaj smart edhe aplikacionin për monitorimin dhe parashikimin e cilësisë ajrit Air Quality in Kosovo.