Cilësia e ajrit në Kosovë sipas Institutit Hidrometeorologjik

Sipas matësve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot ajër me cilësi të dobët kanë: Gjilan, fshati Dardhishtë, Mitrovicë, Obiliq, Prishtinë dhe Prizren.

Ajër me cilësi mesatare sot kanë fshati Palaj dhe Drenasi.

Ajër me cilësi të mirë sot kanë Peja dhe Brezovica, kurse matësit e vendosur në Han të Elezit dhe në Zonën Industriale në Prishtinë nuk kanë treguar të dhëna.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Duke klikuar në linkun e më poshtëm ju mund të merrni informata rreth rëndësisë së cilësisë së ajrit – LINK 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.