Cilësia e ajrit në Kosovë
Sipas matësve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ajër me cilësi mesatare sot kanë Brezovica, Hani i Elezit, Peja dhe Prizreni.
Ajër me cilësi të pranueshme sot kanë treguar matësit e vendosur në fshatin Dardhishtë, fshati Palaj, Gjilan, Mitrovicë, Obiliq, aparati mobil i vendosur në Zonën Industriale në Prishtinë dhe Prishtinë (matësi i vendosur te IHMK dhe matësi i vendosur të ish Rilindja).
Ajër me cilësi të mirë sot ka treguar matësi i vendosur në Drenas.
Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil. Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë komfor kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.
Bazuar në kriteret e lartpërmendura, stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan. Duke klikuar në linkun e mëposhtëm, mund të merrni informata rreth rëndësisë së cilësisë së ajrit – LINK
Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.