Cilësia e ajrit në Kosovë

 

Shumica e qyteteve në Kosovë sot kanë ajër me cilësi të pranueshme.

Drenasi, Gjilani, Hani i Elezit, Mitrovica, Zona Industriale në Prishtinë, Peja, Prishtina, Fshati Palaj kanë ajër me cilësi të pranueshme.

Ajër me cilësi të mirë ka fshati Dardhishtë.

Brezovica dhe Obiliqi gjatë ditës së sotme nuk kanë matës të vendosur për matjen e cilësisë së ajrit.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

 

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Duke klikuar në linkun e më poshtëm ju mund të merrni informata rreth rëndësisë së cilësisë së ajrit – LINK 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Interneës Kosova.