Cilësia e ajrit në Kosovë

Cilësia e ajrit në Komunën e Mitrovicës është e dobët, ndërsa në qytetet tjera është kryesisht i mirë dhe e pranueshme.

Cilësia e ajrit e pranueshme është në Gjilan, Drenas dhe Dardhishtë. Ndërsa, cilësi e mirë është në Obliq dhe Hani i Elezit.

Kështu tregojnë të dhënat nga matjet e të Rrjetit Shtetëror të Monitorimit të Cilësisë së Ajrit në kuadër të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Shënime me rëndësi për cilësinë e ajrit – LINK 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.