Burimi: IHMK

Cilësia e ajrit në disa vendbanime të Kosovës

Ajri në disa qytete të Kosovës sot ka cilësi të mirë.

Matësit e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës tregojnë ajër me cilësi mesatare në Brezovicë dhe Prishtinë (matësi i vendosur te IHMK).

Po ashtu këta matës tregojnë ajër me cilësi të pranueshme në Han të Elezit, Obiliq, fshatin Palaj, Pejë e Prizren.

Ajër me cilësi të mirë tregon matësi i vendosur në Mitrovicë.

Ndërsa ajër të dobët kanë qytetet: Gjilan dhe Prishtinë (matësi i vendosur te Rilindja).

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Nacional për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit. Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Cilesinë e ajrit mund ta përcillni edhe në Institutin e Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.