Cilësia e ajrit në disa qytete të Kosovës

Cilësia e ajrit në disa prej qyteteve të Kosovës është e dobët. Ajër me cilësi të dobët ka në qytetet Pejë, Gjilan, Prishtinë (matësi i vendosur te ndërtesa e ish- Rilindjes) tregojnë ajër të dobët.

Ndotje të madhe ka shfaqur matësi mobil, i cili është i vendosur në dalje të kryeqytetit, në afërsi të Zonës Industriale.

Ajër me cilësi të pranueshme ka në Palaj dhe në Brezovicë.

Matësit tregojnë ajër me cilësi mesatare në Obiliq, Prizren, Han të Elezit, Dardhishtë dhe në Drenas.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Nacional për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit. Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.