Cilësia e ajrit gjatë janarit 2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar raportin e cilësisë së ajrit për muajin janar.

IHK bën monitorimin e cilësisë së ajrit përmes rrjetit të monitorimit dhe stacioneve të vëna në qytete të ndryshme.

Janë 12 stacione fikse dhe mobile që bëjnë matjen e cilësisë së ajrit.

Stacionet janë shpërndarë në nëntë komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Brezovicë, Hani i Elezit dhe Gjilan.

Sipas raportit, sa i përket vlerës së Ozonit në ajër nuk ka pasur ndonjë ditë ku vlerat maksimale janë tejkaluar, kurse vlera më e lartë për një orë ka arritur në në Pejë me 87.9 mg per m3 më 29 janar, pasuar nga Hani i Elezit më 25 janar ku vlera arriti në 86.8 mg për m3.
As vlerat e dioksidit të sulfurit nuk paten tejkalim, kurse vlera mesatare arriti në Obiliq rreth 99.3 mg për m3 më datë 2 janar.

Në vlera të dioksidit të azotit nuk pati po ashtu tejkalime ditore, kurse vlerat më të larta për një orë u regjistruan Prizren me 109.7 mg për m3 më 19 janar, Prishtinë 104.4 mg për m3 më 20 janar dhe Pejë 102.9 mg për m3 më 29 janar.

Vlerat e monoksidit të karbonit në ajër nuk shënuan tejkalime ditore, kurse vlerat më larta për orë u regjistruan në Gjilan me 5.6 mg për m3 më 19 janar dhe Prishtinë 4.5 mg për m3 më 20 janar.

Tejkalime ditore u shënuan në prezencë të grimcës PM 10, më së shumti në Pejë ku pati tejkalim për 10 ditë me mesatare mujore prej 40.5 mg për m3.

Vlera maksimale të kësaj grimce për një ditë u regjistruan në Prishtina tek matësi te Rilindja me 114 mg për m3 dhe tek matësi i IHMK me vlerë 107.7 mg për m3 më datë 20 janar. Vlera të tilla makismale brenda ditës u shënuan edhe në Gjilan me vlerë 106.6 mg për m3 më janar.

Grimca e PM 2.5 shënoi vlera maksimale për një orë në Pejë me vlerë 185.7 më 19 janar, Gjilan 169.3 mg për m3 më 21 janar, në Prishtinë tek Rilindja me vlerë 159.8 më 30 janar dhe tek IHMK me vlerë 143.4 mg për m3 më 19 janar.

Klikoni këtu për raportin e plotë të IHK. 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.