Cilësia e ajrit është kryesisht e pranueshme në disa vende të Kosovës

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), në fshatin Dardhishtë, në Drenas, Gjilan, Mitrovicë, Obiliq, fshatin Palaj, Pejë, Prishtinë dhe në Prizren ka cilësi të pranueshme të ajrit.

Ndërsa në Brezovicë dhe në Hani të Elezit cilësia e ajrit është mesatare, thuhet në ueb faqen e IMHK-së.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore. Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Materiale me rëndësi për cilësinë e ajrit mund t’i lexoni duke klikuar në LINK.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.