Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Cilësia e ajrit - e pranueshme në shumicën e qyteteve të Kosovës

Cilësia e ajrit në shumicën e qyteteve të Kosovës është e pranueshme.

Të dhënat e Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës tregojnë se në Drenas, Han i Elezit, Mitroivicë, Gjilan, Pejë, Prishtinë e Prizren cilësia e ajrit është e pranueshme.

Në Brezovicë, Dardhishtë, Palaj dhe në Obiliq cilësia e ajrit është e mirë.

Sipas të dhënave të tjera, në 18,5 % të territorit cilësia e ajrit është mesatare, në 18,2% e dobët ndërsa vetëm në 14,5% të territorit është e mirë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Materiale me rëndësi për cilësinë e ajrit mund t’i lexoni duke klikuar në LINK.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.