Arkiv

Cilësia e ajrit e pashëndetshme

Në kryeqytet sot në mëngjes ajri ka qenë shumë i pashëndetshëm.

Sipas matësit të vendosur nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ndotja e ajrit në mëngjes ka shënuar nivelin prej 166 PPM.

Vlera momentale e ndotjes është 174 dhe vlerësohet si jo e shëndetshme.

Me këto vlera, vlerat e ndotjes së ajrit në Prishtinë kanë tejkaluar edhe Kinën dhe Korenë.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.