FOTO - KALLXO.com - Pamje në Prishtinë - Arkiv

Cilësia e ajrit e pa shëndetshme për grupe të ndjeshme

Ajri sot në Prishtinë është i pashëndetshëm për grupe të ndjeshme sipas tregueseve të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.

Sipas matësve, indeksi i ndotjes sot në orën 13:00 ka qenë 110 AQI apo cilësi e pashëndetshme për grupe të ndjeshme të njerëzve.

AQI “e pashëndetshme për grupet e ndjeshme” është prej 101 deri 150. Edhepse popullata e pergjithshme nuk do të ishte e prekur me doemos në këtë nivel të AQI njerëzit me sëmundje të mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët janë më të rrezikuar nëse i ekspozohen ozonit, kurse personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët, janë më të rrezikuar nga prezenca e grimcave në ajër.

Monitori për matjen e cilësisë së ajrit në Ambasadë mat grimcat në ajër brenda çdo ore, përfshirë pluhurin, tymin dhe pikat e lëngshme.

Për të dhëna të detajuara dhe monitorimin dhe parashikimin e cilësisë e ajrit mund të informoheni duke klikuar në portalin e IHMK-së: airqualitykosova.rks-gov.net

Po ashtu për informata rreth ndikimit të ajrit në shëndetin tuaj mund të klikoni në portalin e IKShPK-së: ajri.niph-rks.org/sq/airquality-sq

Ju mund ta shkarkoni në pajisjen tuaj smart edhe aplikacionin për monitorimin dhe parashikimin e cilësisë ajrit Air Quality in Kosovo në platformat iOS App Store dhe Android Play Store.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.