Ndotja e ajrit në Prishtinë. Foto: Urim Krasniqi

Cilësi mesatare e ajrit në Prishtinë

Cilësia e ajrit sot në Prishtinë është mesatare, tregojnë të dhënat e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Sipas matësve, indeksi i ndotjes sotka qenë 57 AQI apo cilësi mesatare e ajrit.

AQI  “mesatare” është prej 51 deri 100.

Ky indeks tregon se disa ndotës mund të ketë brenga mesatare shëndetësore për një numër shumë të vogël njerëzish. Për shembull, njerëzit që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ozonit mund të përjetojnë vështirësi (simptome) të kanaleve të frymëmarrjes.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.