Ndotja e ajrit në Prishtinë. Foto: Urim Krasniqi

Cilësi mesatare e ajrit në Prishtinë

Cilësia e ajrit këtë pasdite në Prishtinë është mesatare.

Kështu tregojnë të dhënat e Amasadës së Amerikës në Prishtinë, për cilësinë e ajrit në ora 14:00.

Cilësia mesatare e ajrit ka indeksin 51 me 100.

Sipas këtij idneksi, cilësia e ajrit është e pranueshme, megjithatë nga dida mund të ketë një shqetësim mesatar shëndetësor për një numër shumë të vogël njerëzish.

Për shembull, njerëzit që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ozonit mund të përjetojnë simptoma të frymëmarrjes.

Prishtina, sidomos gjatë dimrit përballet me ndotje të theksuar të cilësisë së ajrit.

 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.