Ndotja e ajrit në Prishtinë. Foto: Urim Krasniqi

Cilësi e pranueshme e ajrit në shumicën e qyteteve të Kosovës

Cilësia e ajrit në shumicën e qyteteve të Kosovës është e pranueshme.

Kështu tregojnë matjet e Rrjetit shtetëror të monitorimit të cilësisë së ajrit, në kuadër të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Ajër të pranueshëm kanë qytetet si: Mitrovica, Drenasi, Prishtina, Gjilani, Hani i Elezit, Prizreni e Peja.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Interneës Kosova.

Burimi: IHMK