Prishtina

Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Cilësi e pranueshme e ajrit në Prishtinë

Shumica e qyteteve të Kosovës kanë regjistruar cilësi të mirë të ajrit gjatë ditës së sotme.

Sipas të dhënave nga matësit e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ajër me cilësi të mirë u regjistrua në Mitrovicë, Gjilan, Obiliq, Brezovicë si dhe matësit në Dardhishtë e Palaj.

Derisa, ajër me cilësi të pranueshme u regjistrua në Prishtinë, Pejë dhe Drenas.

Për të dhëna të detajuara dhe monitorimin dhe parashikimin e cilësisë e ajrit mund të informoheni duke klikuar në portalin e IHMK-së: airqualitykosova.rks-gov.net

Po ashtu për informata rreth ndikimit të ajrit në shëndetin tuaj mund të klikoni në portalin e IKShPK-së: ajri.niph-rks.org/sq/airquality-sq

Ju mund ta shkarkoni në pajisjen tuaj smart edhe aplikacionin për monitorimin dhe parashikimin e cilësisë ajrit Air Quality in Kosovo.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Interneës Kosova.