Prishtina

Cilësi e pranueshme e ajrit në disa qytete të Kosovës

Gjatë ditës së sotme është regjistruar cilësi e pranueshme e ajrit në disa e qytete të Kosovës.

Sipas të dhënave nga matësit e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, cilësi e pranueshme është regjistruar në Drenas, Gjilan, Han të Elezit dhe Prizren.

Kurse, matësit në Brezovicë, Mitrovicë, Obiliq, Pejë ai te Rilindja në Prishtinë dhe ai mobil nuk kanë regjistruar të dhëna.

Ajër me cilësi të mirë është raportuar vetëm tek matësi në fshatin Dardhishtë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.