Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Cilësi e mirë e ajrit në shumicën e qyteteve të Kosovës

Cilësia e ajrit është kryesisht e mirë në qytetet e Kosovës, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Cilësi të mirë të ajrit kanë treguar matësit e ajrit të vendosur në Brezovicë, fshatin Dardhishtë, Mitrovicë, Obiliq, fshatin Palaj, Pejë, Prizren dhe matësi tek Rilindja në Prishtinë, matësi mobil dhe ai tek Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Ndërsa cilësi të pranueshme të ajrit kanë paraqitur matësit e ajrit në Gjilan dhe Han të  Elezit.

Ndërsa matësit e vendosur në Drenas nuk kanë treguar të dhëna.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore. Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Materiale me rëndësi për cilësinë e ajrit mund t’i lexoni duke klikuar në LINK.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.