Cilësi e dobët e ajrit në pesë qytete të Kosovës

Sipas matjeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), cilësi mesatare të ajrit ka në Brezovicë, Gjilan.

Cilësi të mirë të ajrit ka në Dardhishtë dhe në fshatin Palaj.

Ndërkaq në Drenas, Hani i Elezit, Pejë, Prizren dhe në zonën industriale në Prishtinë.

Sipas matësve, në Mitrovicë, Obiliq dhe në dy ekipe mobile të vendosura në Prishtinë kanë cilësi të pranueshme të ajrit.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.

Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese, është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.