Cilësi e dobët e ajrit në disa komuna në Kosovë
Cilësia të dobët të ajrit kanë treguar matësit e vendosur në komunën e Mitrovicës, Hanit të Elezit, Gjilanit, Pejës dhe në Prishtinë.
Cilësi mesatare të ajrit kanë treguar matësit e vendosur në fshatin Palaj dhe Drenas, ndërsa cilësi të pranueshme të ajrit kanë treguar matësit e vendosur në Prizren dhe fshatin Dardhishtë. Kështu kanë treguar matësit e IHMK-së, dhe se sipas tyre ajër me cilësi të mirë ka vetëm Brezovica.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.
Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.
Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore. Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.
Materiale me rëndësi për cilësinë e ajrit mund t’i lexoni duke klikuar në LINK.
Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.