Cilën rrugë do të përshkojë treni Prishtinë - Beograd?

Lidhja hekurudhore midis Beogradit dhe Prishtinës, e cila ishte temë e takimit në Berlin të iniciuar nga i dërguari special presidencial të SHBA-së Richard Grenel mund të arrihet përmes dy rrugëve – Kralevë dhe Merdar.

Rruga e parë mund të jetë hekurudha Beograd-Lapovë-Kragujevc-Kralevë-Prishtinë, e cila është e gjatë 366 kilometra dhe e dyta – linja hekurudhore Beograd-Lapovë-Nish-Dolevac-Kurshumli-Prishtinë, 388 kilometra e gjatë, raporton ‘Tanjug’.

I Dërguari Special i Presidencës amerikane Richard Grenell tha për Tanjug se një Letër e Qëllimit për krijimin e një linje hekurudhore midis Beogradit dhe Prishtinës mund të pritet brenda javës së ardhshme, ose menjëherë pas saj.

Richard Grenell gjithashtu shprehu kënaqësi për takimin dhe vuri në dukje se ishte mirënjohës për të dy palët që erdhën në Berlin për bisedime të hënën.

Kur bëhet fjalë për rrugën Beograd-Lapovë-Kragujevc-Kralevë-Prishtinë, trafiku hekurudhor lidhet me stacionin hekurudhor në Mitrovicën e veriut.

Në linjën Beograd-Lapovë-Nish-Dolevac-Kursumli-Prishtinë, trenat shkojnë drejt Merdarit.

Linja hekurudhore nga Merdar është e pakalueshme sepse tuneli në kufi u shkatërrua në vitin 1999 nga bombardimet.

Stacioni hekurudhorë në territorin e Mitrovicës është në gjendje shumë të keqe dhe i nënshtrohet rikontruksionit.

Takimi i mbajtur në Berlin për rinovimin e trafikut të udhëtarëve dhe mallrave midis Beogradit dhe Prishtinës dhe zgjati më shumë se tre orë.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, pasi bisedoi me Grenell për linjën hekurudhore Beograd-Prishtinë, tha se shpresonte për zgjidhje konkrete në periudhën e ardhshme.

“Patëm takim me Ambasadorin Grenell për rinovimin e trafikut hekurudhor midis Serbisë dhe Kosovës dhe shpresoj që në periudhën e ardhshme të dalim me zgjidhje konkrete që do të lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave dhe do të sjellin përfitime për ekonominë dhe qytetarët”, tha Djuric i cili drejtoi delegacionin serb në takimin e Berlinit.

Gjuriq nuk dha detaje të bisedimeve.

Përfaqësues të departamenteve kompetente dhe ekspertë të hekurudhave dhe rrugëve morën pjesë në takimin për rindërtimin e lidhjes hekurudhore Beograd-Prishtinë.

Përgatiti: Erna Salihu