Enver Fejzullahu, drejtor i Akademisë së Drejtësisë, Foto:KALLXO.com

Cilat janë planet e Akademisë dhe Ministrisë së Drejtësisë në trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve?

Drejtori i Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, ka folur për rolin e akademisë në trajnimin e gjyqtarëve.

“Kurrikula trajnues është mjaft gjithëpërfshirëse dhe mund të them që edhe trajnimet janë më se të kualifikuara për këtë si në aspektin e praktikës, të zbatimit të tij dhe aspketit material” , ka thënë Fejzullahu.

Këtë ai e ka thënë në emisionin #KallxoPërnime ku po trajtohet ‘Mosarsyetimi/harmonizimi i vendimeve gjyqësore’ në Kosovë.

Fejzullahu ka konsideruar se në sistem praktika ndërkombëtare si në aspektin legjislativ, si në aspektin e zbatimit ka avancuar.

“Konsideroj që ka të arritura në sistemin e drejtësi, ka nevojë shumë me u punu, pa u ndalë, tek një gjyqtar apo prokuror ka nevojë për të gjithë neve si shoqëri”, ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se në dy vitet e fundit i kanë trajnuar 200 pjesëmarrës.

Ndërsa, Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë ka thënë se do të insistojë që trajnimi i gjyqtarëve të bëhet para dekretimit të tyre.

“Unë e shoh problemin kryesor tek trajnimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve brenda Akademisë së Drejtësisë. Deri tash trajnimi bëhet pas dekretimit ne me koncept dokument do të insistojmë që trajnimet të bëhen para dekretimit. Vetëm nëse i kryen trajnimet me sukses duhet të ndodh dekretimi”, ka thënë Sallahu.

Sallahu ka konsideruar se duhet të shtohet numri i trajnerëve dhe të bëhet rritja e kritereve në Akademinë e Drejtësisë.

“Mendojmë që kjo është mënyra e vetme që të arrihet profesionalizmi i gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë, kjo është shkalla e parë  e filtrimit  të njerëzve që do të futen në sistemin e drejtësisë”, është shprehur ai”, kë thënë ai.