Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Cilat janë keqfunksionet e medias?
Në shoqëritë demokratike, media konsiderohet si pushtet i katërt, pas ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit. Ajo i ndihmon qytetarët që të jenë të informuar për aktualitetin.
Alban Zeneli, profesor në degën e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, tha se përkundër funksioneve shumë të mira që i ka media në shoqëri i ka edhe disa keqfunskione.
“Keqfunksioni i parë ka të bëjë me tejngopjen informative, njerëzit marrin informata që nuk janë të rëndësishme për jetën e tyre”, thotë ai në Kallxo Pernime.
Ky fenomen, sipas tij, ka ekzistuar edhe në të kaluarën po, tani me ardhjen e internetit, ngopja me informata, është më e lartë.
“Nuk është vetëm me mediat e reja por ka ekzistuar edhe me mediat tradicionale, por ka qenë më pak e shfaqur për faktin se ka pasur më pak pajisje, për shembull një televizor ka qenë për një familje”, vlerëson Zeneli.
Zeneli thotë se kjo situatë duhet të ketë një trajtim nga shoqëria por edhe nga shkollat e vendit.
“Sot, ne flasim që secili anëtar i familjes e ka dhe rrjedhimisht zgjedh sesa kohë dëshiron të kaloj në atë pajisje. Kjo e ekspozon individin para një sfide sumë të madhe të cilën duhet ta trajtuar”, deklaroi ai.
Sipas profesorit të gazetarisë, media ka keqfunksione të tjera, siç janë lajmet e rreme dhe varësia.
“Keqfunksioni tjetër janë lajmet e rreme ose dezinformomi. Nuk po flasim për dezinforimin vetëm për politikën apo çështje të mëdha po flasim edhe për dizinfomimin që lidhet me jetën adoleshentëve në kuptimin e përditshëm”, thotë Alban Zeneli.
“Një keqfunksion që mendoj që ne duhet të flasim ka të bëj me varësinë. Varësia shkon në atë masë, saqë studiuesit në Korenë e Jugut e quajnë çrregullim psikik këtë për faktin që të hanë bukë. Këto probleme janë shfaqur atje”, tha ai në KallxoPernime.