Cilat janë gjetjet e Raportit të Progresit për institucionet e drejtësisë së Kosovës?
Raporti i Progresit i Bashkimit Europian për Kosovën për vitin 2023 në pjesën ku flet për gjyqësorin thekson se përgjegjësia e gjyqësorit duhet të përmirësohet.
Sipas Raportit të Progresit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës kanë krijuar trupa të etikës për këshillëdhënie.
Tutje Raporti ka thënë se në KPK dhe në KGJK ka funksionim të procedurave disiplinore por që kualiteti dhe efikasiteti i tyre duhet të përmirësohen, duke përfshirë këtu edhe ndryshimin e dispozitave ligjore.
Raporti i Progresit ka shtuar se këto ndryshime duhet të përfshijnë edhe pjesën ku përcaktohet për inicimin dhe vendosjen për inicimin e procedurës disiplinore, gjithnjë duke qenë në përputhje me standardet europiane.
Sipas Raportit, raportimi i pasurisë ndodh nga akterët e sistemit të drejtësisë por se edhe këtu duhet të bëhet përmirësime të obligueshme duke kërkuar efikasitet të plotë në verifikimin e aseteve të deklaruara.
Në Raportin e Progresit thuhet se duhen përmirësime të mëtutjeshme për të siguruar një verifikim të plotë të deklarimeve të pasurisë nga prokurorët dhe gjyqtarët.
Po ashtu, Raporti vlerëson se është përmirësuar kualiteti i sistemit të drejtësisë.
Ndërsa sa i përket cilësisë së drejtësisë në Raportin e Progresit thuhet se cilësia në drejtësi është përmirësuar por që mbetet e pamjaftueshme.
Sipas Raportit, rekrutimi i vazhdueshëm i prokurorëve dhe gjyqtarëve është indikator pozitiv për të rritur nivelin e profesionalizmit për gjyqtarët dhe prokurorët.
Tutje, në Raport thuhet se cilësia e aktakuzave dhe e vendimeve gjyqësore mbetet e pamjaftueshme.
Raporti i Progresit thotë se krijimi i Gjykatës Komerciale ka vazhduar ta ndihmojë cilësinë për çështje të gjykuara si dhe ka ndihmuar në reduktimin e lëndëve.
Tutje në Raport thuhet se duhet të forcohet bashkëpunimi mes Policisë, prokurorisë dhe gjyqësorit në veçanti për rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në Raportin e Progresit thuhet se Gjykata Supreme luan rol kyç në arritjen e uniformitetit të praktikës gjyqësore, dhe kjo mund të përmirësohet përmes publikimit të vazhdueshëm dhe në kohë të aktgjykimeve të KGJK-së.
Në Raport thuhet se përkundër që buxheti i KGJK-së ka rritje prapë buxheti është i pamjaftueshëm.
Gjithashtu, në Raport thuhet se performanca e dobët e avokatëve mbrojtës duhet të adresohet nga Oda e Avokatëve dhe nga KGJK, kjo duke e përfshirë zbatimin më të mirë të Kodit të Procedurës Penale.
Raporti vlerëson se gjykatat kanë vështirësi për të publikuar vendimet gjyqësore në të dyja gjuhët zyrtare për shkak të mungesës së përkthyesve të gjuhës serbe.
Po ashtu, në Raport theksohet se përkthimi në seanca gjyqësore është një sfidë.
Sipas Raportit të Progresit, Akademia e Drejtësisë e Kosovës është në linjë me standardet europiane.
Tutje Raporti thotë se Akademia vuan nga mungesa të resurseve të mjaftueshme. KPK dhe KGJK sipas Raportit të Progresit vazhdojnë rekrutimin e prokurorëve, gjegjësisht gjyqtarëve bazuar në meritokraci.
Por një gjë të cilën Raporti i Progresit e ka parë si mangësi është rekrutimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga radhët e komuniteteve me vetëm disa aplikime nga këto minoritete.