Cilat grupmosha janë më të prekurat me COVID-19 në Kosovë?

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës 224 persona janë infektuar me COVID-19 në Kosovë.

Prej këtyre rasteve, 37 janë shëruar plotësisht dhe 6 qytetarë kanë vdekur.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka dhënë disa statistika rreth të infektuarve.

Sipas Hotit, grupmoshat më të prekura në Kosovë janë 20-29 vjeç dhe 30-39 vjeç.

Ndërsa, kategoria që ka pasur më së shumti nevojë për trajtim spitalor janë grupmosha mbi 70 vjeçare.