Cila vaksinë është më e efektshme kundër hospitalizimit nga COVID-19?

Një punonjës i kujdesit shëndetësor mban një shishe të Vaksinës Moderne COVID-19 në një vend vaksinimi që shfaqet nga SOMOS Community Care gjatë pandemisë së sëmundjes koronavirus (COVID-19) në Manhattan në Neë York City, Neë York, SHBA, 29 janar, 2021 Foto: REUTERS/MIKE SEGAR)

Sipas një studimi të bërë javën e kaluar nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC, vaksinat e koronavirusit Moderna dhe Pfizer u zbuluan se ishin më efektive në parandalimin e hospitalizimit sesa vaksina Johnson & Johnson.

Studimi, i cili doli u publikua kur paneli këshillues i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, FDA, po debatonte nëse do të autorizonte injeksione përforcuese Pfizer për të gjithë publikun amerikan, gjithashtu tregoi se efektiviteti i vaksinës Pfizer fillon të zbehet pas rreth katër muajsh.

Paneli këshillues rekomandoi administrimin e një doze përforcuese për të rriturit mbi moshën 65 vjeç, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit në rrezik të lartë për zhvillimin e sëmundjes së rëndë – një vendim i autorizuar nga FDA të Mërkurën.

PFIZER DHE MODERNA ishin në gjendje të zhvillonin vaksinat e tyre ARN kundër COVID-19 aq shpejt sepse komuniteti shkencor ka eksperimentuar me mRNA për kaq shumë vjet për indikacione të tjera.EUAN ROCHA/REUTERSNë mënyrë të veçantë, një studim i rreth 3.700 amerikanëve mbi moshën 18 vjeç të cilët u hospitalizuan në 21 qendra në të gjithë SHBA-të midis muajve mars dhe gusht tregoi se Moderna ishte 93% efektive kundër parandalimit të hospitalizimit, Pfizer 88% dhe Johnson & Johnson 71%.

Me këtë normë efikasiteti, CDC tha se “këto të dhëna të botës reale sugjerojnë që regjimet e vaksinave me dy doza Moderna dhe Pfizer-BioNTech mRNA ofrojnë më shumë mbrojtje sesa regjimi i vaksinës me vektor Janssen me një dozë.”

Shkencëtarët shtuan, megjithatë, se pavarësisht nga ky ndryshim, të tri vaksinimet funksionuan mirë për të parandaluar hospitalizimin nga COVID-19.

Përktheu: Nuhi Shala