Kuvendi Komunal i Prizrenit

Cila parti do të ketë më së shumti asamblistë në Prizren?

Komuna e Prizrenit edhe këtë vit do të ketë më së shumti asamblistë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, kjo parti ka fituar 15,350 vota për asamble komunale apo 28.59%. Më pak asamblistë se LVV do të ketë Partia Demokratike e Kosovës, që ka fituar 13,870 vota apo 25.83%.

Kandidatët për asambleistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë grumbulluar 8,438 vota apo 15.71% nga totali.

Më pak se këto parti ulëse në Kuvend kanë siguruar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës më 3,356 vota apo 6.25%, Nisma më 3,231 vota apo 6,02%.

Në Prizren partia turke KDTP ka marrë 2,383 vota, ndërsa 1,785 vota ka marrë koalicioni VAKAT.

Partia NDS ka 1,708 vota, SDU 931 vota, YTHP 887 vota, partia NASA 522 vota.

Partia shqiptare Aleanca Kosova e Re, ka marrë më pak vota se këto parti me 476 gjithsej dhe LPRK në 391 vota dhe JGP 250 vota si dhe PREBK më vetëm 121 vota.

Këto janë rezultatet e 97% të të dhënave të përpunuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK në Prizren do ballafaqohen në balotazh. Kandidati i LVV-së, Mytaher Haskuka ka fituar 40.43% të votave në zgjedhjet 17 tetorit, ndërsa Shaqir Totaj nga PDK ka fituar 31.10%.

Prizreni dhe 20 komuna të tjera do t’i nënshtrohen rundit të dytë të zgjedhjeve në mënyrë që të përcaktohet kreu i komunës.

Këtu mund t’i gjeni rezultatet preliminare.