Foto: PK

Cila është arma ‘RPG’ e cila iu konfiskua grupit të dyshuar terrorist

 

Granatëhedhëse apo e njohur si murtajë dore është njëra nga armët e rënda e cila është konfiskuar nga grupi i dyshuar terrorist, i cili është arrestuar ditën e diel nën dyshimin per përgatitje të sulmeve terroriste në Kosovë.

‘RPG’ është armë në formë rakete e pajisur me municion luftarak shpërthyes.

Ato mund të barten edhe nga një individ ndërsa shpesh përdoret si armë anti-tank.

Disa lloje të granatavehedhësve mund të ri-ngarkohen me granata të reja ndërsa të tjerat janë njëpërdorimshe.

Këto armë të specifikuara si municion i rëndë dhe ushtarak janë efektive kundër automjeteve të blinduara.

Murtajat e dorëes/ garantahedhëse përveç cakut mund të shkaktoj edhe dëme dytësore.

Pesë të dyshuarit për përgatitje të sulmeve terroriste Ardijan Gjuraj, Nuhredin Skenderi, Ergim Syla, Mentor Bellaqa e Shkodran Krasniqi sipas dosjes së prokurorisë të cilën e ka siguruar KALLXO.com cak e kishin Kosovën për kryerjen e sulmeve terroriste.

Të pesë të arrestuarit po dyshohen për veprat penale përgatitje të sulmeve terroriste në Kosovë që lidhen me veprat tjera posedim i paautorizuar i armëve si dhe import e transport të armëve dhe materialeve plasëse.

Në dosje përmendet edhe lidhja e të dyshuarve me organizatën e shpallur terroriste ISIS.

Kjo është përmendur në vendimin për fillimin e hetimeve të Policisë së Kosovës më saktësisht Drejtorisë Kundër Terrorizmit.

Sipas vendimit të siguruar nga KALLXO.com, Gjuraj dhe katër personat e tjerë që nga muaji mars i këtij viti kanë bërë përpjekje për të ndërtuar një strukturë organizative për kryerje të sulmeve terroriste në Kosovë.

Të njëjtit kishin kontraktuar me një person me gradë të lartë në ISIS i cili ishte angazhuar që të siguroj armatim të llojit, murtajë dore, eksploziv si dhe armë të zjarrta me municion.

Këto armë dhe municione janë konfiskuar gjatë dy ditëve të kaluara.

Të pesë të dyshuarit sipas kërkesës për paraburgim të cilën e ka siguruar KALLXO.com kanë pasur role të ndara për kryerjen e veprave penale për të cilat janë arrestuar tre ditë më parë.

Ndaj Ardijan Gjurajt, Ergim Sylës, Nuhredin Skenderit dhe Mentor Bellaqës kishin filluar hetimet për veprën penale përgatitje e veprave terroriste, ndërsa Shkodran Krasniqi po dyshohet për import, eksport, furnizim, transportim, prodhim apo ndërmjetësim e shitje të paautorizuar të armëve apo materialeve plasëse.

Në total të tre të dyshuarit nga ana e Prokurorisë po dyshohen për tre vepra penale të cilat lidhen me njëra tjetrën.

KALLXO.com raportoi sot se tre muaj hetime janë zhvilluar nga ana e policisë dhe prokurorisë i cili përfundoi me arrestimin e pesë personave tri ditë më parë nën dyshimin se të njëjtit po përgatisnin sulme terroriste në Kosovë.

“Duke kontaktuar me një person me gradë të lartë në strukturën e organizatës terroriste ISIS- Zyra për jashtë, është angazhuar për të siguruar armatim të llojit RPB e cila është murtajë dore, eksploziv, armë të zjarrta me municion me qëllim të kryerjes së akteve terroriste në Kosovë”, kështu thuhet në vendimin për fillimin e hetimeve të datës 27 gusht 2021.

Dosja e Prokurorisë: Grupi terrorist që planifikonte sulme në Kosovë i lidhur me ISIS