Cicërima e Thaçit: Dikush po dëshiron ti prishë marrëveshjet

Edhe të dielën Presidenti  Hashim Thaçi e ka shfrytëzuar për të thurur lavde për të ngarkuarin e Presidentit Donald Trump për negociatat me Serbinë.

Në mesazhin  e tij në Twitter Thaqi ka thënë se Grenel po bën punë të shkëlqyer ndërsa ka falënderuar presidentin Trump për angazhimin për paqe në botë.

Thaçi në postimin e tij ka ngritur akuza sa ka shumë të atillë që dëshirojnë ta prishin marrëveshjen e mundshme me Serbinë.

“Ka shumë interes nga disa njerëz për të prishur procesin e arritjes së një marrëveshje përfundimtare paqeje midis Kosovës dhe Serbisë. Pra, më lejoni ta them përsëri, me zë të lartë dhe të qartë: Ne po flasim për përfundimin e një konflikti të vjetër shekullor, duke u përqendruar në zhvillimin ekonomik, jetë më e mirë për qytetarët tanë, dhe njohje reciproke” ka shkruar Thaçi.

Reagimi i tij vie në një javë me shumë tensione për shkak të takimeve që Thaçi i pati në shtëpinë e bardhë e ku nuk kishte të pranishëm përfaqësues nga qeveria Kurti.

Në kthimin e tij nga SHBA Thaçi premtoj raportim para kuvendit ndërsa në vend u përhapën dhjetëra thashetheme për vendimet dhe diskutimet që kanë mundur të bëhen në ShBA.

Thaçi mohoj se në SHBA pati në tavolinë marrëveshje ndërsa debati vazhdon pa përgjigje të sakta.