Challandes: Ndaj Suedisë do të tentojmë të shënojmë

Selektori i kombëtares së Kosovës në Futboll, Bernard Challandes ka folur para dy takimeve që Kosova pritet t’i zhvillojë me datën 9 dhe 12 tetor.

Challandes, në konferencë ka folur për mentalitetin e skuadrës dhe për tre ndeshjet e zhvilluara në muajin shtator.

‘’Në ndeshjen kundër Gjeorgjisë kam vërejtur ndryshim në mentalitetin e ekipit’’, është shprehur trajneri Challandes.

Po ashtu ai ka thënë që barazimi në ndeshjen kundër Greqisë ka qenë rezultati real.

‘’Ne ndeshjet kundër Greqisë kemi luftuar shumë në aspektin fizikisht. Ne kemi arritur të mbajmë topin më shumë në posedim, ka qenë një barazim i merituar’’, ka thënë selektori i Dardanëve.

“Ndërsa ndeshja ndaj Spanjës ka qenë ndeshja më e mirë që prej kur unë jam trajner i Kosovës”, ka thënë ai.

Të shtunën Kosova përballet me Suedinë, që sipas Challandes është një ekip shumë i fortë.

‘’Tani ne përballemi me Suedinë, që është një ekip shumë i fortë. Ne shpresojmë të shënojmë në atë ndeshje. Ne duhet të dëshmojmë se sa jemi të aftë të përballemi kundër një kundërshtari të tillë dhe jemi koshient që na pret një ndeshje shumë e vështire’’, tha ai.

Challandes ka folur edhe për kritikat që kanë ardhur në ndeshjet kundër Spanjës për shkak se nuk ka kryer ndonjë zëvendësim gjatë ndeshjes.

‘’Ne nuk kemi pasur shumë mundësi kundër Spanjës në repartin e mesfushës”, tha selektori.

Ai ka folur po ashtu edhe për Toni Domgjonin dhe Vedat Muriqin.

Për Toni  Domgjonin tha se është një futbollistë me kualitet të lartë dhe shpreson që shumë shpejtë të merr leje nga FIFA.

Ndërsa sa i përket Muriqit, tha se pavarësisht situatës që po kalon te Lazio, ai është shumë i rëndësishëm për reprezentacionin e Kosovës. Ndeshja Suedi-Kosovë zhvillohet të shtunën me 9 tetor.