Ilustrim Foto: KALLXO.com

Çfarë thanë në stacionin e Policisë në Prizren të dyshuarit për dhunim?

Në Stacionin e Policisë në Prizren janë marrë në pyetje tre të dyshuarit G.B., V.E. dhe B.E., të cilët dyshohen të kanë kryer veprën penale – dhunim.

Policia më 30.05.2024 mori në pyetje tre të dyshuarit, të cilët janë ndaluar në stacionin policor për 48 orë.

Gjatë marrjes në pyetje, i dyshuari me inciale G.B. kishte deklaruar se më 29.05.2024 diku rreth orës 21:00 ishte takuar me shokët e tij, njëherit edhe të dyshuarit për veprën, derisa ishte duke kaluar nga stacioni i autobusëve në Suharekë ka takuar shoqen e cila ishte me motrën e saj, ku të dyshuarit i kishte thënë se a mundet të shkojë me ata në Gjakovë.

“Në Gjakovë kemi qenë së bashku në një lokal, ‘shisha bar’, ku aty kemi qëndruar mbi një orë, ku thuajse të gjithë kemi pirë ‘Red Bull” dhe shisha –  tha i dyshuari G.B.

Gjatë marrjes në pyetje, i dyshuari G.B. tha që me të përfunduar tek lokali ishin nisur për në Suharekë, ku rreth orës 02:00 në afërsi të fshatit Tupec i ka ndaluar Policia, e cila i kishte pyetur për dy vajzat që kishin qenë në automjet me të dyshuarit.

Ndërsa, burime të Kallxo.com mësojnë që të dëmtuarat njëra është 17-vjeçe, ndërsa e dëmtuara tjetër 13-vjeçe.