Çfarë taksa në paga do të kemi me qeverisjen e Vetëvendosjes?

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Hekuran Murati në #DebatPernime ka folur rreth tatimit në pagë.

Sipas tij, tatimi në pagën më të lartë i cili është 10% nuk do të ndryshoj.

“Pagat më të larta nuk do të ndryshoj për nga tatimi, pra 10 për qind nuk do të ndryshoi. Synimi është me rritë fuqinë blerëse para se me fillu me tatu”, ka thënë ai.

Duke folur edhe për politikat në zhvillim ekonomik e punësim, Murati tha se qytetarët duhet ta kthejnë besimin në institucionet e vendit.

“Politika më e mirë fiskale qysh me zvogëlua informalitetin është me i bind qytetarët që paret e tyre po shpenzohen në mënyrë të drejt dhe pa u vjedhur. Andaj, edhe besimi në institucione është i ulët, ne do ta mirëmenxhojmë paranë publike, jo me i dhanë 53 milionë euro për pikë të qejfit”, tha ai.

Në ciklin e #DebatPernime përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë:  Valdrin Lluka nga koalicioni Nisma/AKR/PD, Magbule Shkodra dhe Bajram Hasani nga koalicioni AAK/PSD, Besa Gaxherri nga LDK, Hekuran Murati dhe Mentor hyseni nga VV, Lulzim Rafuna nga PDK, Asllan Kryeziu dhe Kenan Aliu nga PDAK

Debati transmetohet dhjetë ditë fushatë zyrtare nga ora 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.