Podujeva | Foto: Ilustrim

Çfarë presin llapjanët nga zgjedhjet e jashtëzakonshme?

Më 15 mars të këtij viti do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës.

Kjo pasi, kryetari i deritanishëm, Agim Veliu, la karriken e të parit të kësaj komune për të marrë postin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Në këto zgjedhje për kryetar komune do të marrin pjesë vetëm tri parti politike me tre kandidatë.

LDK me Nexhmi Rudarin, LVV me Shpejtim Bulliqin dhe PDK me Naim Fetahun.

KALLXO.com ka qëndruar në qytetin e Podujevës dhe i ka pyetur qytetarët se çfarë presin nga këto zgjedhje.

Këto janë mendimet e disa prej qytetarëve të intervistuar:

 

LINK