Ilustrim: digitaltrends

Çfarë ndodh kur punoni nga shtëpia për një vit?

Sipas një studimi të muajit nëntor 2020, 72% e 1000 amerikanëve të anketuar thanë se kishin punuar nga shtëpia gjatë pandemisë – një rritje prej 50% që nga fillimi i krizës.

Një në 10 prej tyre treguan se “shumicën ose të gjithë javën e punës” – 24 deri në 40 orë ose më shumë – e ka kaluar në shtrat.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për punëtorët e rinj, në Mbretërinë e Bashkuar, punëtorët e moshës 18 deri 34 vjeç kanë shance më shumë të kenë një tavolinë dhe karrige të duhur dhe kanë dy herë më shumë gjasa të punojnë nga shtrati sesa punëtorët e moshuar.

Por WFB ose punë nga shtrati  nuk është vetëm për mungesën e një karrigeje të duhur – shumë thjesht e duan qetësinë.

Në Instagram, hashtag #WorkFromBed apo punë nga shtrati, tërheq mijëra fotografi, shumë prej të cilave shfaqin njerëz të buzëqeshur të mbledhur me pizhame me filxhan kafeje, ndoshta edhe mëngjesin në një tabaka.

Por realiteti është puna nga shtrati mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore, si psikologjike ashtu edhe fizike. Edhe nëse nuk i vëreni ato tani, efektet anësore – ndoshta të përhershme – mund të shfaqen më vonë në jetë./BBC