Moti, foto: KALLXO.com

Çfarë moti do të mbajë në fundjavë në Kosovë?

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Pritet të ketë edhe riga lokale të shiut.

Sipas njoftimit të IHMK-së, të shtunën, më 25.05.2024, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 deri 25 gradë Celsius.

“Do të fryejë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5 m/s”- thuhet në njoftimin e IHMK-së më 23.05.2024.

Ndërsa të dielën, më 25.05.2024, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25  gradë Celsius.

“Do të fryejë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”- thuhet tutje në njoftim.