Foto: KALLXO.com

Çfarë moti do të mbajë në fundjavë në Kosovë?

Mot jostabil i shoqëruar me diell e vranësira do të mbizotërojë në Kosovë gjatë fundjavës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ditën e shtunë (03.08.2024) parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu dhe stuhi lokale më 03.08.2024.  Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius. Instituti bën të ditur se do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.

Mot i njëjtë parashihet të ketë edhe të dielën (04.08.2024). Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare” – theksohet në njoftimin e IHMK-së.

IHMK thekson se indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.