Çfarë dimë për variantin Omicron?

Një variant i ri dhe potencialisht më i transmetueshëm i koronavirusit, i identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut, ka nxitur një raund të ri masash kufizimi për udhëtime në të gjithë botën dhe ka ngritur shqetësimin për atë që mund të ndodhë më pas në pandemi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH, e ka përcaktuar të premten këtë lloj të ri, tani të quajtur Omicron, si një variant shqetësues dhe tha se studime të shumta janë duke u zhvilluar ndërkohë që këshilltarët vazhdojnë ta monitorojnë variantin.

Ndërkohë që shkencëtarët thonë se ka arsye për t’u shqetësuar për variantin, ata nënvizojnë se ka ende shumë për të cilën nuk jemi në dijeni – përfshirë atë nëse varianti është me të vërtetë më ngjitës, nëse shkakton sëmundje më të rënda ose cilat janë efektet e tij në efikasitetin e vaksinës.

“Ndërkohë që kjo është shqetësuese, siç ka treguar OBSH, unë mendoj se ne duhet të tërhiqemi dhe ta presim shkencën ta thotë fjalën e saj për këtë,” tha epidemiologu Dr. Abdul El-Sayed për CNN.

Ja çfarë dimë për Omicronin.

Ku është identifikuar?

Varianti deri më tani është identifikuar në Afrikën e Jugut, Botsvanë, Hong Kong dhe Belgjikë.

Një ekzemplar nga rasti i parë i njohur i variantit në Afrikën e Jugut u mblodh më 9 nëntor, tha OBSH të premten. Tani, numri i rasteve të variantit duket se po rritet në pothuajse çdo rajon të vendit, tha OBSH. Afrika e Jugut aktualisht ka vaksinuar plotësisht më pak se 36% të popullsisë së saj të rritur dhe shkalla e saj e vaksinimeve të reja kishte rënë ditët e fundit, sipas departamentit të shëndetësisë së këtij vendi.

Zyrtarët e Afrikës së Jugut gjithashtu fillimisht thanë se kishte një rast të konfirmuar në një udhëtar nga Afrika e Jugut në Hong Kong. Të premten, autoritetet shëndetësore të Hong Kongut identifikuan një rast të dytë të variantit në mesin e udhëtarëve që ktheheshin në të njëjtin kat të një hoteli të caktuar karantine. Autoritetet shëndetësore urdhëruan të paktën 12 persona në dhomat aty pranë që t’i nënshtroheshin testimit të detyrueshëm për Covid-19 dhe dy javë karantinë në një qendër qeveritare.

Gjithashtu të premten, qeveria belge tha se një individ që kishte udhëtuar së fundmi nga Egjipti dhe ishte i pavaksinuar, rezultoi pozitiv për variantin, duke shënuar rastin e parë në Evropë.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha të premten se  duke pasur parasysh “potencialin e imunitetit të arratisjes dhe avantazhin potencialisht të rritur të transmetimit në krahasim me Delta” të variantit, ekziston një rrezik “i lartë deri tek shumë i lartë” që ai të përhapet në Evropë.

Dr. Anthony Fauci, Shef i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive i tha CNN të premten se “nuk ka asnjë indikacion” se varianti është në SHBA tani, duke thënë se “duket se është kufizuar”, por gjithçka është e mundur.

Shkencëtarët punojnë për COVID-19 në Qendrën për Reagimin dhe Inovacionin Epidemik në KëaZulu-Natal, Afrika e Jugut

 

Mutacionet e këtij varianti po ngjallin shqetësim

Shkencëtarët gjenomikë të Afrikës së Jugut thanë në fillim të kësaj jave se varianti ka një numër jashtëzakonisht të lartë mutacionesh, me më shumë se 30 në proteinën kryesore spike – strukturën që përdor virusi për të hyrë në qelizat që ata sulmojnë.

Omicron, një variant i ri Covid-19 me një numër të lartë mutacionesh, rikthen ndalimet e udhëtimeve dhe është shqetësese për shkencëtarët

Shkencëtarët janë të shqetësuar se këto mutacione mund ta bëjnë variantin më të transmetueshëm dhe mund të rezultojë në evazion imunitar.

Fauci i tha CNN të premten se shkencëtarët po punojnë për të zbuluar nëse varianti mund t’i shmanget imunitetit, duke thënë se mutacionet e tij mund të ndihmojnë në sugjerimin ose parashikimin nëse do të jetë kështu.

“Ajo që duhet të bëni, është që ju duhet ta merrni atë sekuencë të veçantë të virusit, ta vendosni në një formë në laborator ku mund t’i testoni antitrupat e ndryshëm, në mënyrë që të mund të keni një parashikim se ai mund të shmanget, apo, eventualisht edhe ta vërtetoni atë”, tha ai.

“Tani për tani, po flasim për një lloj alarmi që kjo mund të jetë një çështje, por ne nuk e dimë,” shtoi Fauci. “Pasi ta testoni, do ta dini me siguri nëse ai i shmanget apo jo antitrupave që ne prodhojmë, për shembull, kundër virusit përmes një vaksine ose … pasi të infektoheni”.

Dr. Ashish Jha, dekan i Shkollës së Shëndetit Publik të Universitetit Broën, tha se ai nuk beson se varianti do të krijojë një situatë ku “vaksinat do të bëhen të padobishme”.

“Unë mendoj se kjo është jashtëzakonisht e pamundur,” tha ai. “Pyetja është, a ka ndonjë goditje të vogël në efikasitetin e vaksinës, apo ka një goditje të madhe? Mendoj se do të marrim disa të dhëna paraprake ndoshta në ditët e ardhshme.”

Si krahasohet me variantet e tjera?

Ndërkohë që mutacionet – dhe variante të reja – të virusit priten të shfaqen ndërsa ai vazhdon të përhapet, ekspertët thonë se ka më shumë arsye për shqetësim me Omicronin.

“Ne kemi parë shumë variante që shfaqen gjatë pesë, gjashtë muajve të fundit, dhe shumica e tyre nuk kanë arritur shumë. Ky variant duket të jetë më ndryshe,” tha Jha. “Po vepron ndryshe, duket se është shumë më ngjitëse se edhe varianti Delta”.

Varianti Delta nxiti një rritje virulente të Covid-19 gjatë verës në SHBA dhe ndihmoi në nxitjen e rritjeve të fundit në të gjithë Evropën. Një dokument nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregoi se varianti Delta ishte po aq i transmetueshëm sa lia e dhenve.

Kur ekspertët patën qasje edhe në variantet e tjera, tha Jha, zakonisht duheshin disa muaj që ato lloje të ishin dominuese – me fjalë të tjera, lloji më i zakonshëm i virusit që përhapet në një zonë.

“Kjo është bërë dominuese shumë shpejt në Afrikën e Jugut në rajonet ku është gjetur. Brenda disa ditësh në javë në krahasim me muajt,” tha Jha. “Tani, numri i rasteve në Afrikën e Jugut është mjaft i ulët, kështu që mund të jetë edhe për arsye të tjera, jo vetëm sepse është më i transmetueshëm. Por shpejtësia me të cilën është ngritur është me të vërtetë ndryshe nga çdo gjë që kemi parë më parë. “

Zyrtarët e OBSH-së thanë gjithashtu në deklaratën e tyre të premten, se provat paraprake sugjerojnë se Omicron gjithashtu paraqet një rrezik më të lartë të riinfeksionit, krahasuar me variantet e tjera shqetësuese.

Çfarë thonë prodhuesit e vaksinave?

Në një njoftim të premten, Moderna tha se po punonte me shpejtësi për të testuar aftësinë e vaksinës së saj për të neutralizuar variantin dhe të dhënat priten në javët e ardhshme.

Lloji përfshin mutacione “të vrojtuar në variantin Delta që besohet se rrisin transmetueshmërinë dhe mutacionet që shihen në variantet Beta dhe Delta që besohet se nxisin arratinë imune,” tha Moderna. “Kombinimi i mutacioneve përfaqëson një rrezik të rëndësishëm potencial për të përshpejtuar zbehjen e imunitetit natyror dhe të shkaktuar nga vaksinat.”

Nëse vaksina dhe përforcuesi i saj aktual janë të pamjaftueshëm kundër variantit, një zgjidhje e mundshme është nxitja e njerëzve me një dozë më të madhe, të cilën Moderna tha se po e teston. Kompania njëkohësisht po vlerëson dy kandidatë përforcues shumëvalent për të parë nëse ato ofrojnë mbrojtje më të mirë kundër Omicronit – që të dyja përfshijnë disa nga mutacionet virale të pranishme në variant.

Moderna tha se po teston gjithashtu një përforcues specifik të Omicron.

“Për disa ditë, ne kemi lëvizur me shumë shpejtësi për të zbatuar strategjinë tonë për ta adresuar këtë variant,” tha Shefi Ekzekutiv i Moderna, Stéphane Bancel, në njoftimin për media.

AstraZeneca tha gjithashtu se po kërkonte të kuptonte ndikimin që ka Omicron në vaksinën e saj, e cila aktualisht nuk është e autorizuar për përdorim në SHBA.

“AstraZeneca tashmë po kryen kërkime në vendet ku është identifikuar varianti, domethënë në Botsvana dhe Esëatini, që do të na mundësojnë të mbledhim të dhëna të botës reale të Vaxzevria kundër këtij varianti të ri të virusit,” tha të premten një zëdhënës i kompanisë.

Kompania tha gjithashtu se po teston trajtimin e saj të antitrupave, AZD7442, kundër variantit. AstraZeneca i kërkoi Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave në muajin tetor që të autorizojë përdorimin urgjent të trajtimit.

Shkencëtarët në BioNTech, kompania gjermane që bashkëpunoi me Pfizer për ta prodhuar vaksinën e saj Covid-19, po hetojnë gjithashtu ndikimin e variantit në vaksinën e tyre, me të dhëna që priten të dalin brenda dy javëve të ardhshme.

Zëdhënësi i kompanisë Johnson&Johnson i tha CNN se kjo kompani po testonte gjithashtu efektivitetin e vaksinës së saj kundër Omicron.

Varianti i ri ka shkaktuar masa të reja udhëtimi

Liderët botërorë në të gjitha vendet njoftuan për kufizime të reja të udhëtimit këtë javë duke shpresuar ta frenojnë përhapjen e llojit të identifikuar rishtazi.

Presidenti Joe Biden tha se do të kufizojë udhëtimin nga Afrika e Jugut dhe shtatë vende të tjera duke filluar nga e hëna si masë paraprake. Zyrtarët i thanë CNN se kufizimet e udhëtimit në SHBA do t’i japin qeverisë federale pak kohë për ta hetuar variantin, por shtuan se shihej si e pashmangshme se ky lloj do të shfaqet përfundimisht në SHBA.

Këto janë shtetet që kanë vendosur kufizime të reja udhëtimi

Shtetet e Bashkimit Evropian u dakorduan gjithashtu të vendosin kufizime të përkohshme në të gjitha udhëtimet në BE nga Afrika Jugore, nga frika  këtij varianti, tha BE të premten. Vendet në fjalë janë Botsvana, Esëatini, Lesoto, Mozambiku, Namibia, Afrika e Jugut, Zimbabve, tha zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Eric Mamer.

Kanadaja do ta “ndalojë hyrjen e shtetasve të huaj… që kanë udhëtuar nëpër Afrikën Jugore në 14 ditët e fundit”, tha të premten Ministri i Shëndetësisë Jean-Yves Duclos.

Edhe kryeministri izraelit Naftali Bennett njoftoi për kufizime gjithëpërfshirëse të udhëtimit që mbulojnë pjesën më të madhe të Afrikës. “Ne jemi në prag të një gjendjeje të jashtëzakonshme” deklaroi ai ditën e premte.

Linku: https://edition.cnn.com/2021/11/26/health/omicron-variant-what-we-know