(Arkiv) Zgjedhjet në Serbi - Foto: REL

CeSID: Vuçiq kryeson bindshëm me 59.8%

Sipas të dhënave të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID), bazuar në 55,6 për qind të të dhënave të përpunuara, në zgjedhjet presidenciale bindshëm prin kandidati Aleksandar Vuçiq me 59,8 për qind të votave, i ndjekur nga Zdravko Ponosh me 17 për qind të votave, raporton Tanjug.

Në vendin e tretë është Millosh Jovanoviq me 5.8 për qind të votave.

Në vendin e katërt Boshko Obradoviq me 4.5 për qind të votave.

SNS 122 mandate

Sa u përket zgjedhjeve parlamentare, sipas të dhënave të CeSID dhe IPSOS në mostrën prej 62,5 për qind, lista e Aleksandar Vuçiq – Së bashku mund të bëjmë gjithçka, ka fituar 43,6 për qind të votave, ndërsa lista e Marinika Tepiq – Të bashkuar për fitoren e Serbisë – 12,9 për qind.

Kurse lista “Ivica Daçiq – Kryeministër i Serbisë” – 11,6 për qind, ajo e Millosh Jovanoviq – Shpresa për Serbinë, 5.4 për qind, etj.

Deri në orën 19:00 kanë votuar 54.6 për qind e votuesve

Deri në orën 19;00, 54,6 për qind e qytetarëve kanë votuar në zgjedhjet në Serbi, sipas të dhënave të fundit nga IPSOS Serbia dhe CeSID.

Qytetarët e Serbisë sot votuan për presidentin e Republikës, parlamentin e ri dhe pushtetin lokal në qytetet e Beogradit dhe Borit dhe 12 pushtete të tjera lokale.