FOTO - Naser Hafizi - Facebook
Çështja e borxheve të ambalazhuesve të ujit, Naser Hafizit i vazhdohet paraburgimi
Zyrtarit të MMPHI-së, Naser Hafizi, i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë lidhur me dyshimet për faljen e borgjeve – taksën ujore kompanive ambalazhuese.
Vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë e ka konfirmuar zëdhënësja për media e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi më 14.11.2024.
“Të pandehurit N. H. i është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 muajsh, respektivisht nga data 10.11.2024 deri më 10.01.2025”- thuhet në përgjigjen e Gjykatës së Prishtinës.
Mbi bazën e këtij dyshimi Naser Hafizi është arrestuar më 10.10.2024 në Aeroportin e Prishtinës. Hafizi gjendet në paraburgim që nga data 11.10.2024.
Lidhur me këtë rasti i dyshuar tjetër është edhe Izedin Bytyqit – sekretarit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqit nën dyshimin për veprat penale – keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe – armëmbajtje pa leje.
I njëtji është në masën e arrestit shtëpiak që nga data 09.10.2024.
Çka kërkesa e prokurorisë për paraburgim ndaj Naser Hafizit?
Në kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se në cilësinë e personit zyrtar, dhe atë në cilësinë e zëvendësuesit të drejtorit të ARPL-së në MMPHI, me dashje ka tejkaluar kompetencat e tij duke vepruar në kundërshtim të plote me rregullat dhe procedurat e përcaktuara në Ligjin për Ujërat e Kosovës, si dhe udhëzimin administrativ për Strukturën e pagesave të taksave ujore, si dhe ka anashkaluar në tërësi Raportin e Grupit Ministror, i cili ishte formuar me qëllim të përllogaritjes së borxheve të Operatorëve Ekonomik – ambalazhuesve ndaj ARPL-së.
Në dosjen e prokurorisë thuhet se raporti tregonte se vlera e përgjithshme e borxheve të krijuara nga operatorët ekonomikë është 19,297,447.67 euro, ndërsa i pandehuri pa bazë ligjore dhe pa verifikuar gjendjen faktike, ka iniciuar nxjerrjen e vendimeve të kundërligjshme për zvogëlimin e borxheve të disa operatorëve ekonomikë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete ose për personin tjetër, duke i shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës.
Sipas dosjes së prokurorisë më datë 22.03.2022, pa bazë ligjore ka iniciuar nxjerrjen e vendimit preliminar për detyrim financiar për ambalazhuesin e ujit Compakt-Group – “Adea Group” për shfrytëzimin e ujit në vlerë të 3,616,812.00, ndërsa më 17.11.2022 për të njëjtin ambalazhues kishte iniciuar nxjerrjen e detyrimit financiar për shfrytëzim të ujit në vlerë prej 41,433,60 euro për periudhën kohore 2018-2021, duke mos inkasuar borxhin për periudhën kohore prej vitit 2010, prej kur këtij operatori i ishte dhënë leja ujore, duke anashkaluar në tërësi raportin e grupit punues ministror dhe pa kryer asnjë verifikim zyrtar të gjendjes në teren, i përllogarisin borxhin në vlerë shumë të ulët krahasuar me të dhënat e konstatuara nga GP dhe në kundërshtim me UA.
Tutje sipas dosjes së prokurorisë më datë 07.09.2021 Hafizi dyshohet se kishte iniciuar nxjerrjen vendimit financiar për përllogaritjen e detyrimit financiar për OE “Fluidi”, të cilit prej janarit 2009 deri në qershor 2021, i cakton si detyrim financiar 13,072.31 euro edhe pse ky operator vetëm për periudhën kohore prej vitit 2008-2013, sipas GP Ministror të vitit 2014, detyrohej për borxhin prej 4,458,24.00 euro e nëse do të llogaritej edhe periudha kohore prej vitit 2014 e tutje borxhi do të ishte më i lartë.
Gjithnjë sipas dosjes së prokurorisë i pandehuri më 31.08.2021 kishte iniciuar nxjerrjen e vendimit financiar për përllogaritjen e detyrimit financiar për OE “FRUTTI”, të cilit prej 2017-2021 i përcakton detyrim financiar prej 39,81 euro, ani pse ky operator ka operuar si ambalazhues dhe përllogaritja e detyrimit për ujin e shfrytëzuar është dashur që t’i llogaritet për litër të shitur e jo metër kub.
Në dosjen e prokurorisë po ashtu thuhet se më datë 11.03.2022, i pandehuri kishte iniciuar nxjerrjen e vendimit financiar për përllogaritjen e detyrimit financiar për OE “FRUTEX”, i cili si aktivitet kishte prodhimin dhe ambalazhimin e lëngjeve freskuese, të cilit për periudhën kohore prej muajit korrik 2019 deri në dhjetor 2021 i kishte përcaktuar si detyrim financiar shumën prej 127.40 euro.
Tutje në dosjen e prokurorisë thuhet se sipas vendimit më datë 22.03.2022 pa bazë ligjore kishte iniciuar procedurën për nxjerrjen e vendimit për detyrim financiar për ambalazhuesin e ujit “Getrinke” sh.p.k Vrellë, për shfrytëzim të ujit të papaguar në vlerë prej 411,180,00 euro, ndërsa më 28.06.2022, këtij operatori për periudhën kohore maj- dhjetor 2012 deri në janar-dhjetor 2021, i përllogarit detyrim financiar në vlerë prej 180,605.33 euro, duke mos marrë parasysh të dhënat e nxjerra nga GP ministror.
Ndërsa më datë 28.03.2022, thuhet se pa bazë ligjore kishte nxjerrë vendim për detyrim financiar për ambalazhuesin e ujit “Silca Gruop- Uji Miros”, për shfrytëzimin e ujit të papaguar në vlerë prej 2,255,040,00 euro, ndërsa më pas është marrë vendim financiar duke anashkaluar të dhënat e nxjerra nga Grupi Punues ministror, por duke i llogaritur borxhin në bazë të raportimit të OE se gjoja borxhi i përgjithshëm nga ky OE është në vlerë prej 553,247,30 euro, e këtë e bën pa i verifikuar të dhënat nëse raportimi nga ky OE është i saktë.
Gjithashtu, po me të njëjtën datë, thuhet se pa bazë ligjore kishte iniciuar nxjerrjen e vendimit për detyrim financiar për ambalazhuesin e ujit N.T.P “ADI”, për shfrytëzimin e ujit të papaguar në vlerë prej 216,000.00 euro, ndërsa më pas për ambalazhuesin e njëjtë të ujit më 20.03.2023, është marrë vendim financiar me të cilin ky OE, ngarkohet me detyrim financiar prej 48,783,94 euro, për periudhën kohore prej vitit 2011 deri në vitin 2022, vendim ky i kundërligjshëm pasi që nuk janë marrë parasysh të dhëna e nxjerra nga grupi punues ministror.
Sipas dosjes së prokurorisë thuhet se i pandehuri në shkelje të detyrave zyrtare si rezultat i përllogaritjes së borxheve në mënyrë të kundërligjshme, në muajin dhjetor të vitit 2023 kishte iniciuar procedurën për vazhdimin e lejes ujore, duke i mundësuar OE “FRUTTI” vazhdimin e lejes ujore pa i plotësuar kushtet ligjore.
Në dosjen e prokurorisë thuhet se këtë e kishte arritur duke ushtruar presion të zyrtarët e MMPHI-së, e duke i kërcënuar se nëse nuk do të vepronin sipas kërkesave të tij, do të inicionte procedura disiplinore për largim nga puna. Me këto veprime, Hafizi dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.