PZAP - Foto: PZAP/Video

Certifikohet subjekti PDAK, nuk certifikohet vetëm një kandidat nga ky subjekt

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka vendosur që të refuzohet pjesërisht apeli i Partisë Demokratike të Ashkalinjëve të Kosovës, PDAK dhe vërtetohet vendimi i KQZ-së të datës 21 janar 2021.

Sipas këtij vendimi, vetëm kandidati për deputet nga ky subjekt Ferat Dogani nuk certifikohet.

PZAP-ja ka pranuar pjesërisht apelin e subjektit politik PDAK duke e certifikuar listën e kandidatëve për deputet të këtij subjekti me përjashtim Ferat Dogani.

“Kandidati për deputet i cekur në pikën I, të diapozitivit të këtij vendimi, nuk mund të zëvendësohen me kandidatë të tjerë”, thuhet në vendim.

Ankesa në PZAP kanë edhe bërë disa parti të tjera, përfshirë LVV-ja, AAK-ja dhe Nisma.

Partia e Ashkalive për Integrim (PAI), ka dorëzuar 3 (tre) apele, dy janë në emër të subjektit politik dhe njëra në emër të një Kandidatit për shkak të mos certifikimit të tij në listë nga KQZ-ja për pjesëmarrje në  zgjedhje.

PREBK ka dorëzuar apel për shkak të mos certifikimit të një kandidateje nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  – AAK-ja ka dorëzuar apel për shkak mos certifikimit të Listës së kandidatëve për deputetë nga KQZ-ja.

Nisma Socialdemokrate-NISMA, ka dorëzuar apel për shkak mos certifikimit të subjektit politik  dhe listës së kandidatëve për deputetë nga KQZ-ja.

Dhe Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar apel për shkak të mos certifikimit të Listës së kandidatëve për deputetë nga KQZ-ja.

PZAP vendos për ankesën e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim