Certifikohen kandidatët për zgjedhje në Podujevë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka certifikuar tre kandidatët që garojnë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës.
Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës, Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Shpejtim Bulliqi do të synojnë postin e të parit të Podujevës.
Njoftimi i plotë i KQZ-së :
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës, më 20 shkurt 2020, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për certifikimin e 3 kandidatëve si dhe më 2 mars është tërhequr shorti për renditjen e tyre në fletëvotim:
- Naim Fetahu
Partia Demokratike e Kosovës – PDK
- Nexhmi Rudari
Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK
- Shpejtim Bulliqi
Lëvizja Vetëvendosje!
Komuna e Podujevës që nga muaji shkurt udhëhiqet nga nënkryetari Nexhmi Rudari, pasi kryetari i saj, Agim Veliu kishte dhënë dorëheqje për tu bërë pjesë e Qeverisë Kurti.
Për shkak të pandemisë COVID-19 zgjedhjet në këtë komunë ishin shtyer.