Çeku: Tek Tulltorja e Prishtinës synohet ndërtimi i Muzeut të Arteve Moderne

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku ka thënë në intervistën për “Kallxo Pernime” se lokacioni më i përshtatshme për ndërtimin e Muzeut të Arteve Moderne është ai i Tulltores së Prishtinës.

Ndërsa, duke u arsyetuar rreth vonesave në nderimin e këtij muzeu Çeku thotë se MKRS është duke studiuar lokacionin dhe formimin e grupit punues për themelimin e këtij muzeu.

“Për momentin e kemi një orientim se ku mund të ndërtohet Muzeu i Artit Bashkëkohor, është Tulltorja e Prishtinës. Orientimi imë është se gjërat e rëndësishme sikurse projekti për Muzeun e Artit Bashkëkohor, është më mirë t’i bëjmë mirë se sa të ngutemi dhe t’i kryejmë brenda kornizave elektoral”, ka thënë Çeku gjatë emisionit “KallxoPernime”

Ai ka thënë se është në konsultim me Komunë e Prishtinës për lokacionin.

Çeku ka thënë do të themelohet një grup punues për themelimin e Muzeut të Arteve Moderne.

“Ky grup punues përveç se do ta themelojë muzeun duhet ta konceptojë atë, pasi pyetja është se çfarë Muzeu të Arteve Moderne duam ne”, ka thënë ai gjatë emisionin “Kallxo Pernime”.