Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Çeku: Do të investojmë çdo vit 100 milionë euro në bujqësi

Hajrullah Çeku, kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje në #DebatPernime, ka thënë se do të investojnë 100 milionë euro në bujqësi.

“Subvencionet dhe grantet janë dhënë pa standard, vetëm për t’i mbushur listat zgjedhore. Këto subvencione duhet t’u shkojnë atyre që meritojnë dhe të ketë shpërndarje të barabartë. Do të kemi çmim referente për produktet duke u fokusuar për grurin dhe qumështin”, tha ai.

Çeku në #DebatPernime tha se do të lehtësojnë turizmin rural duke e promovuar atë për shkak se ka zënë vendin si treg i dytë në Kosovë.

Ndërsa sipas tij, përmes grantit të katërt të kenë autonomi në shpërndarjen e buxhetit dhe zona rurale.

Pjesë e debatit të sotëm janë: Besnik Krasniqi dhe Bajram Kastrati nga AAK, Besian Mustafa nga LDK, dhe
Hajrullah Çeku nga LVV, të cilët do të flasin për ‘Energji, Bujqësi dhe Ambient.”

Debati transmetohet në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt. Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë
në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.