Çeku: Bashkëpunimi ndërinstitucional, faktor për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Ruajtja dhe mbrojtja e trashëgëmisë kulturore, kërkon plotësim të disa faktorëve. Ndër ta, si më i rëndësishmin, Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporti e përmendi bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të ndryshme.

Çeku tha kështu në tryezën shkencore, “Bashkëpunimi ndër-institucional në fushën e trashëgimisë kulturore” organizuar nga Këshilli i Kosovës për Trashëgiminë Kulturore (KKTK), që po mbahet sot.

Zyrtarë institucional e ekspertë të fushës së trashëgimisë vunë në pah nevojë për një kujdes më të madhe për trashëgiminë kulturore, e cila sipas tyre vazhdon të mbes e rrezikuar.

Sipas tij, MKRS ka nisur një sërë programesh për ruajtjen e trashëgimisë, sikurse, sipas tij programi i sistemit të integruar të menaxhimit të Trashëgimisë Kulturore, realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë dhe me Fondacionin “Trashëgimia Kulturor pa kufij’- Kosova.

Çeku ka thënë se së shpejti MKRS do të dërgoj në KKTK asetet për mbrojte të përhershme të mbrojtjes.

“Përmes programi të sistemit të integruar të menaxhimit të Trashëgimisë Kulturore do të sigurojmë përfshirjen të gjitha të dhënave të Trashëgimisë kulturore ne një platformë të përbashkët dhe të integruar. Ndërsa. Kemi filluar plotësimin e legjislacionit sekondar përkatës dhe gjatë kësaj jave do të dorëzojmë në KKTK grupin e parë të aseteve për listën e mbrojtjes së përhershme”, ka thënë Çeku.

Ardian Gola, kryetar i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rinisë dhe Sport, ka thënë gjatë fjalës së tij se komisioni do të mbështes MKRS dhe institucionet e trashëgimisë për masat që marrin për mbrojtjen e trashëgimisë.

“Mbrojtja e saj si vlerë e përbashkët që kontribuon në ndjenjën e përkatësisë duhet të trajtohet me kujdes dhe për këtë kërkohet një bashkëpunim ndër institucionale”, ka thënë Gola.

Ndërkaq, Zanita Halimi, kryetar e Bordit të KKTK-së është shprehur se trashëgimia kulturore është faktor identiteti dhe si e tillë duhet të ruhet.

“Trashëgimia kulturore është e rëndësishme për zhvillim ekonomik, për atraksion turistike, është faktor identiteti, prandaj ne duhet të vazhdojmë ta mbrojmë atë”, ka thënë ajo.

Tryeza “Bashkëpunimi ndër-institucional në fushën e trashëgimisë kulturore” si qëllim të vetin ka diskutimet lidhur me politikat institucione për mbrojtjen, konservimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës.