Çekia regjistron numër rekord të rasteve të reja të COVID-19

Republika e Çekisë ka raportuar një ngritje tjetër rekorde të rasteve për të tretën ditë radhazi, raporton The Guardian.

Radio Ndërkombëtare Praga raportoi për 3,130 raste të reja të COVID-19 për të enjten, një ditë pasi më shumë se 2,000 raste të reja ishin regjistruar për herë të parë.

Ministria e Shëndetësisë regjistroi 2,139 raste të reja të mërkurën, nga rekordi i një dite të mëparshme prej 1,675 raste reja të raportuara.

Në total vendi ka regjistruar 44,155 mijë raste.