
Vjosa Osmani - Foto Jetmir Hoxha/Kallxo.com
Çekia përfundon presidencën e Këshillit të Evropës, Presidentja Osmani e falënderon për ndihmën ndaj Kosovës
Republika e Çekisë ka përmbullur presidendën e Këshillit të Evropës dhe me këtë rast, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar kryeministrin, Peter Fiala për ndihmën dhënë Kosovën në rrugën Europiane.
Përmes rrjetit Twitter, Osmani shtoi se do vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm.
“Derisa Republika e Çekisë përfundon Presidencën e saj në Këshilli të BE-së, dua të falënderoj Kryeministrin Peter Fiala për lidershipin e shquar të Çekisë dhe ndihmën ndaj Kosovës në në rrugën e saj evropiane. Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”- është shprehur Osmani.
Gjatë kohës sa Çekia mbajti presidencën e Këshillit të BE-së janë bërë hapa përpara sa i përket liberalizmit të vizave për Kosovën, ku tashmë është bërë e ditur se lëvizja pa viza në zonën Shëngen pritet te nis nga janari i vitit 2024.
As the Czech Republic concludes its Presidency of the @EUCouncil, I want to thank Prime Minister @P_Fiala for Czechia’s outstanding leadership & for helping Kosovo move forward on its European path.
I look forward to continuing our excellent cooperation. 🇽🇰🇨🇿🇪🇺
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 31, 2022